‘Para se të bëja buzët silikon dhe vetullat tatuazh, i dhj*va’, Genta publikon foton si dukej para operacionit

Ish-banorja e Big Brother Albania 5, Genta Gjalpi është një nga personazhet më të njohur në Shqipëri. Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ajo vendosi të mbajë një profil publik, teksa shpeshherë është edhe në qendër të mediave rozë.

Genta është shumë aktive në rrjete sociale, ku herë pas here edhe poston foto e video pikante që bëjnë shumë bujë dhe tërheqin vëmendjen e opinionit publik dhe mediave. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa Genta ka vendosur të postojë një foto ‘shumë të vjetër’.

Ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj se si dukej para silikonit dhe vetullave tatuazh, ndërsa ka shkruar edhe një tekst të shkurtër ku shfaqet e penduar për ndërhyrjet. Gjithsesi, Genta e konsideron veten ende si një super pjeshkë, pavarësisht se ende s’ka gjetur burrë.

“2014 fotoja e fundit si nje humanoid normal, sepse pak dite me vone bera buzet silikon dhe vetullat tatuazh, i dhjeva te dyja meqe ra fjala nejse tani pas pothuajse 8 vitesh une jam prap super pjeshke , ashtu si jane te gjitha vajzat sot, por kam shetitur me shume, kam lexuar me shume, kam marre shume eksperienca te bukura dhe te keqija, POR skam gjetur akoma burrë”– shkruan Genta në rrjete sociale.