Para pak ditësh humbi gjyshin, fjalët e Almedës për të na prekën të gjithëve

Almeda Abazi, modelja e njohur shqiptare, humbi vetëm para pak ditësh një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetën e saj, gjyshin.

Lajmin e dha vetë ajo, në një Instastory, ku postoi foto të gjyshit ku shihet se po mban një nga fëmijët e Almedës në duar. “Ah o gjysh ah. Prehu në paqe gjyshi jonë”, shkruante ajo krahas imazhit.

Krahas dhimbjes,modelja duket se po e ndien që tani mallin. Ajo ka publikuar një fotografi, bashkë me disa fjalë shumë prekëse.

“Kujt do t’i dërgoj foto të Alinës dhe Efehan çdo mëngjes tani o gjysh. Gjithmonë i dashur, i paharruar! Pusho në paqe, gjysh!”, ka shkruar ajo e prekur.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

Almeda ishte shumë e lidhur me gjyshin, dhe kjo veç të tjerash, dukej edhe nga postimet e herëpashershme me të, në ditë të shënuara e feste në familje, dhe jo vetëm.

/News31