Para dhe bizhuteri të çmuara, hajdutët vjedhin 400 mijë euro pasuri në shtëpinë e ish-missit të Shqipërisë
Shtëpia e ish miss-it të Kosovës, Agnesa Vuthaj, është grabitur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, nga persona të paidentifikuar.
Sipas medieve kosovare hajdutët kanë arritur të marrin një shumë të madhe parash kesh dhe bizhuteri me vlerë mijëra euro.
albsig
Sipas raportit të brendshëm të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Montana” në Lagjen Marigona në Çagllavicë, ku autorët vodhën mbi 100 mijë euro para dhe bizhuteri me vlerë 300 mijë euro. Në momentin e vjedhjes, bukuroshja kosovare nuk ndodhej në shtëpi.
“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhet në raportin e Policisë.