PAPARAZZI/Ç’bën Anxhela Peristeri tek dera e lokalit të basteve sportive?

Screenshot_2018-02-24-23-35-08-1

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ishte e ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Xing me Ermalin”. Para se të transmetohej emisioni në “Tv Klan”, artistja ishte e pranishme në eventin e Mektrin motors për lançimin e modelit të ri të markës Jaguar: Jaguar E-Pace. Gjatë party-t të organizuar tek dyqani “Jardin De Paris”, Anxhela u shkëput për të bërë një telefonatë. Pak minuta më vonë paparazzi i “Story.al”, e fotografoi tek dera e një lokali bastesh sportive. Nuk dihet se kush e hutoi Anxhelën kaq shumë sa të poziciohej me këtë sfond pas saj. Mbase kjo telefonatë e gjatë mund të ishte dhe me të dashurin (gjithmonë nëse Anxhela e ka një të tillë). Në programin “Xing me Ermalin” ajo pyetjes nëse është e dashuruar iu përgjigj me shaka duke e lënë pa përgjigje.

“Jam në një lidhje, jam e dashuruar. Po e bëj sot për herë të parë publike”, u shpreh Anxhela teksa publiku brohoriti. “Po prisni, prisni. Ai është George Clooney”, tha këngëtarja duke i zhgënjyer të gjithë. “George të dua zemër”, u drejtua Anxhela nga kamera dhe dërgoi një puthje për aktorin e njohur amerikan i cili është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.