Paparazzi/ Zaimina Vasjari si një mama e përkushtuar, në qendër tregtare për të argëtuar vajzën

E ka thënë edhe vetë në prononcime të ndryshme për mediat, vajza është e para, gjithë përkushtimi dhe koha që i duhet është për të. Kjo do të thotë edhe sakrifica në botën e biznesit apo atë të muzikës, nga e cila në fakt ka hequr dorë prej shumë vitesh tashmë, që kur u bë nënë.

Zaimina-2

Gjithsesi, Zaimina ka vijuar duke qenë aktive në rrjetet sociale dhe mbi të gjitha, duke na treguar se vijon të jetë akoma shumë seksi, një bombë e vërtetë. Pararazzi ynë e fotografoi pak ditë më parë në një qendër komerciale, ku ka edhe park lodrash për fëmijë.

Zaimina-3

Ndërkohë që vajza luante, Zaimina ishte në shoqërinë e bashkëshortit të saj. Edhe në këtë ditë të zakonshme, Zaimina nuk ka harruar të tregojë kujdes maksimal për pamjen e saj. Gjithçka është perfekte në look, që nga flokët, make-up, veshja, këpucët. Çdo gjë. Sikur ta dinte që do ta fotografonte paparazzi ynë!