PAPARAZZI/ Vera e Turjan Hyskës & Orinda Hutës në Jug, fotot pa filtra të çiftit
Mbi një vit nga ceremonia martesore e producentit e moderatorit Turjan Hyska me Orinda Hutën, rutina e tyre duket se ka ndryshuar. Ata u larguan nga ekrani i “Vizion Plus” pas shumë vitesh, për t’u shfaqur këtë sezon të ri televiziv ne ekranin e “Tv Klan”. Turjani vjen me “Duplex”, ndërsa Orinda si moderatore e “Jo vetëm modë”. Po si është jeta e tyre jashtë kamerave? Paparazzi i revista “Story” i ka fotografuar këtë verë në plazhet e Jug-ut, ndërsa kalonin ditë pushimesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Fotot origjinale pa filtra po i publikojmë në “Story.al” duke ju dhënë mundësinë të shihni sa në formë duket çifti. Turjan Hyska shumë shpejt do të vijë në ekranin shqiptar edhe me një program tjetër të rëndësishëm. Sa i takon martesës me Orindën, Turi është pyetur nëse për shkak të punës e lë bashkëshorten e tij pas dore? Përgjigja e moderatorit ishte komike duke u shprehur se ai ka një avantazh. “Orinda nuk ka si të ngelet pas dore, pasi dita për mua mbyllet në orën 7:00 dhe unë jam i lirë. Duke qenë në të njëjtin zanat ne e mirëkuptojmë njëri-tjetrin. Unë kam një avantazh që nuk fle natën, kështu që e kompensojmë”, u shpreh ai duke qeshur. Ndërsa të tjera ai tha: “Televizioni ka një avantazh, që është fleksibël, unë nuk kam orare. Nëse unë ndihem keq, dua të pushoj, rri. Nëse unë kam një problem mund të mos vij. Ditët e transmetimit janë të shenjta, përveç fatkeqësisë familjare, ose kur kam qenë me temperaturë”, u shpreh Turi për “Tv Klan”. Kujtojmë që gjatë ceremonisë së dasmës, Turi i shprehu Orindës dëshirën për të pasur 8 fëmijë/Story.al