PAPARAZZI/ Ulur në bordurat para bankës, Anxhelina dhe Agnesa kapen pa mendje në Bllok

Në ditën ndërkombëtare të vajzave, këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj zgjodhi të ndante në llogarinë e saj në Instagram disa foto të dy vajzave të saj, Anxhelina dhe Agnesa Hadërgjonaj.

“Dita ndërkombëtare e vajzave. Ju dua të dyjave kaq shumë! Gëzuar!”, shkruante artistja krah postimit në ‘Instastory’.

Kujtojmë se Albërije ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzat e saj dhe këtë e kanë treguar jo vetëm në intervista të ndryshme, por dhe komentet në rrjetet sociale. Nga ana tjetër Anxhelina dhe Agnesa kanë ndarë momente të ndryshme gjatë kësaj vere duke treguar se e kanë shijuar maksimalisht atë buzë detit nën temperaturat e larta dhe vizitat në vende të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

E çfarë ka rënë në sy kanë qenë fotot e tyre spektakolare, me bikini sidomos, ku bëjnë përshtypje për linjat fizike si modele kopertinash. Por nëse jeni kureshtarë t’i shihni vajzat se si duken në një ditë të zakonshme në Tiranë, ju sjellim këto foto të shkrepura nga paparazzi i revistës “Story”.

Motrat ndodheshin të ulura në një bordurë në zonën e ish-Bllokut, ndërsa prisnin rradhën për të hyrë në një bankë. Edhe pse pa mendje dhe të shkujdesura, motrat duken prapë këndshëm si gjithmonë./www.story.al