PAPARAZZI/ Timo Flloko kapet nga liqeni, fotot e aktorit 70-vjeçar duke…

Një nga djemtë më simpatikë të bordurave në Tiranën e ‘70-ës, ikona e kinematografisë shqiptare Timo Flloko, edhe pse sot është 70 vjeç duket ende në formë në sajë të ritualit të përditshëm që ndjek. Paparazzi i revistës “Story” e ka fotografuar artistin e njohur nga Liqeni Artificial gjatë një xhiroje me biçikletë në ajër të pastër.

Timo-Flloko-2

Për të gjithë ata që duan të zbulojnë sekretin e rinisë së aktorit, ja ku ua zbuluam; ecje dhe xhiro me biçikletë. Adhtu si bashkëshortja e tij regjisore, Vera Grabocka që bën vrap nga liqeni, edhe Timo ka të njëjtin ritual të mbajtjes së trupit në formë. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët e njohur të Universitetit të Arteve, i cili prej vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

 

Timo-Flloko-3

Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë prej shtatë vitesh arriti të futej edhe në botën e Hollywood-it, ku interpretoi në disa filma. Ai hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç, por dy filmat e tij të pare; “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967) dhe “Përse bie kjo daulle” patën fat të keq, pasi u ndaluan nga regjimi i kohës. Me shumë role të spikatur në kinema dhe vitet mbi supe, duket se koha ka kaluar pa lënë gjurë tek ai pasi duket ende i ri dhe në formë./Story.al