PAPARAZZI/ Timo Flloko djaloshi që festoi 72-vjetorin, zbulohet sekreti i rinisë së përjetshme të aktorit

Festoi 72-vjetorin e lindjes më 28 prill, por askush nuk do e besonte këtë shifër mbi supet e aktorit karizmatik,Timo Flloko.

E pavarësisht se mosha mesatare është rritur një “djalosh” 72-vjeçar si Timo është e rrallë ta shohësh në Shqipëri.

Të gjithë pyesin se cili është sekreti që Flloko mbetet gjithmonë i ri, dhe ja ku po ua zbulojmë.

Vrapi i përditshëm nga liqeni dhe xhirot me biçikletë janë rutina e tij e përhershme që e mbajnë gjithmonë në formë. Paparazzi i revistës “Story” e ka fotografuar Timon, në një nga xhirot e tij me biçikletë, një mënyrë e mirë për të mos shtuar në peshë, dhe për të rregulluar frymëmarrjen.

E të mos përjashtojmë regjimin e mire dhe dietën ushqimore, e sigurisht genet e mira. Timo është bashkëshorti i regjisores së njohur Vera Grabocka, martesë nga e cila ata kanë një vajzë të vetme, Lindën. /www.story.al