PAPARAZZI/ Tenori Ramë Lahaj sfidon policicë, në Tiranë paradë pa maskë si topmodel
Ramë Lahaj është tenori 37-vjeçar nga Kosova, i cili këto ditë vjeshte është parë në Tiranë. Artisti i njohur është fotografuar nga paparazzi i revistës “Story”, tek ecte në këmbë në qendër të Tiranës, i kombinuar deri në detaje nga koka te këmbët si një topmodel i vërtetë.
Ajo që bie në sy është fakti së Lahaj nuk mban maskë, ndërkohë që kur u fotografua kishte hyrë në fuqi akti normativ për shtrëngimin e masave anti-Covid. Kujtojmë që Tirana rezulton qyteti i parë në rang vendi për numrin më të lartë të vendosjes së gjobave nga Policia për mosmbajtjen e maskës, gjobë me vlerën 3 mijë lek të reja.
Ndërkaq, ka pasur edhe raste, kryesisht tek të rinjtë të cilët kanë refuzuar që t’i tregojnë policisë mjetin e identifikimit, por janë shoqëruar në polici për verifikime. Më pas janë lënë të lirë pasi janë ndërshkuar me gjobë, që nëse është e përsëritur është në vlerën 5 mijë lekë të reja.
Akti normativ, ka parashikuar që gjobat t’ua përcjellë qytetarëve nëpërmjet faturës së dritave, e ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse Lahaj nuk do t’i dijë për maskën dhe gjobën, pasi ai jeton në Prishtinë dhe për rrjedhojë s’i vjen faturë dritash gjatë qëndrimit disaditor në Tiranë, pasi patjetër që akomodohet në ndonjë hotel./www.story.al