PAPARAZZI/ Renis Gjoka kapet me të dashurën sekrete, lidhja 10-vjeçare me ekonomisten

“Dashuria ime ti” ishte kënga me të cilën Renis Gjoka konkurroi në “Kënga Magjike 2014”, një krijim me vargje të ndjera, të cilën Renisi deklaroi se ia dedikonte një vajze speciale në jetën e tij, por që donte ta mbante sekret. Pas katër vitesh paparazzi i “Story.al” e ka fotografuar artistin në shoqërinë e saj. Bashkë me çiftin ishte edhe këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka, që konfirmon faktin se lidhja e Renisit me të dashurën është bërë familjare. E dashura që e ka mbajtur jashtë vëmendjes së publikut për gati një dekadë është një brune simpatike jashtë botës së muzikës, me profesionin e ekonomistes. Nuk dihet ku është njohur Renisi me vajzën e panjohur në publik, por shumë gjasa ka në një na clubet e natës, ku ai jep koncerte live. Edhe pse njihen që para vitit 2010, artisti është përpjekur që ta mbajë sekrete lidhjen e tij. Por vitet e fundit janë fotografuar në darka shoqërore dhe me familjen e Renisit, duke zyrtarizuar kështu historinë e tyre të gjatë. Tashmë Jona, në rrethet e tyre miqësore quhet “nusja” e tij, pasi shfaqen shumë të dashuruar dhe nuk ndahen asnjëherë nga njëri- tjetri. Historinë e dashurisë së fortë ai e shpreh në vargjet e këngës “Dashuria ime ti”, me muzikë të Aleksandër Gjokës, shkruar në vitet ’80-të. Partnerja e Renisit duket se ka qenë pranë realizimit të kësaj kënge, pasi ruan dhe foto me Sandrin, duke u ndier tashmë person i familjes Gjoka./Story.al/