PAPARAZZI/ Pirro Çako në shoqërinë e një biondeje simpatike

Këtë nëntor feston 53 -vjetorin, por pavarësisht viteve që ikin kantautori Pirro Çako duket po njësoj i ri. Autori i albumit të fundit të Elvana Gjatës “3P”, përveç ritualit të vrapit, kujdeset shumë për pamjen e jashtme, dhe rezultati është ky që shihni në foto.

Pirro-Cako-2

Por përveç dukjes si djalë i ri dhje sportivitetit të fizikut, në këto foto të shkrepura nga paparazzi i revistës “Story” mund të shihni që ai nuk është vetëm. Nuk dihet çfarë e lidh bashkë me këtë vajzë bionde, por duket se po i kalojnë bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokalet e Tiranës.

Pirro-Cako-3

Kujtojmë që biondet janë dashuria e parë e Pirros, duke pasur parasysh që ish-bashkëshortja e tij, Inva Mula ishte bionde. Për herë të fundit Pirro u fotografua nga paparazzët në paskuintat e Festivalit të RTSH-së, me drejtoreshë artistikë Invën. Finalja e Festivalit të Këngës në RTSH kishte një moment surprizë, atë të ngjitjes në skenë të Anthony Çakos, djalit nga martesa me Invën.

Pirro-Cako-4

Në këtë ngjitje të tij të parë në skenën e Pallatit të Kongreseve, ishte Pirro ai që shoqëroi Anthony-n në deputimin e tij./Story.al

Pirro-Cako-1