PAPARAZZI/ Pesë vite martesë të Xhodës së “Portokallisë”, jeta me të birin në rolin e babait

Jemi mësuar ta shohim në ekran tek ndërronte rolet e babait dhe djalit me Florian Binaj, por Irgen Çela pas 5 vitesh martesë tashmë është baba i përkushtuar përtej skenës dhe televizionit.

Paparazzi i revistës “Story” ka shkrepur disa foto ku aktori i humorit që njihet si Xhoda i “Portokallisë”, shihet kësaj here në rolin e babait të përkushtuar. Edhe pse fotot janë shkrepur pak para se të ngrohej moti, këto foto janë një dëshmi e një dite të zakonshme të Xhodës si baba. Ai shihet me të birin tek shëtisin me biçikletë në rrugët e Tiranës.

Në një rrëfim ndryshe të para pak kohësh më parë, aktori i “Portokallisë” ka folur edhe për familjen e tij. Ai është shprehur se ndonëse është kujdesur për bashkëshorten e tij gjatë shtatzënisë, nuk asistoi në sallë gjatë lindjes.

“E kam ndjekur hap pas hapi shtatzëninë, por s`kam qenë i pranishëm në lindje. Do bërtiste ajo, unë pastaj do t`i bërtisja doktorit, do acarohesha shumë”, u shpreh Irgeni në “Wake Up”.

Xhoda është një nga personazhet më të dashura të show-t të humorit në “Top Channel”. Nga martesa e tij në vitin 2017-të me bashkëshorten që e njohu në Akademi, erdhi në jetë djali që duket se është shumë i lidhur me të atin./www.story.al