PAPARAZZI/ Oops! Elgit Doda humb kontrollin pranë Kleas, momentet e nxehta në Himarë
“VIP Club” është programi më i ri me 12 personhazhe të famshëm, që do të nisë transmetimin të dielën e 14 tetorit në ekranin e “Top Channel” me prezantimin e Klea Hutës. Vetë ish-prezantuesja e “Gjerniut të vogël”, mund të themi se ndihet me fat, pasi në këtë moment ka edhe karrierën dhe dashurinë. Gjatë udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për xhirimet e programit bashkë me autorin Artan Korenica dhe stafin, kishte me vete dhe partnerin muzikant, Elgit Dodën. Çifti shfrytëzuan këtë udhëtim për të realizuar një set fotosh artistike në studion e Fadil Berishës, seti i parë artistik që kur u fotografuan për herë të parë gjatë finales së festivalit “Kënga Magjike”. Nga ana tjetër Klea ka pasur një verë sa të ngarkuar me punë aq edhe romantike, pasi ishte gjithmonë me pranë të dashurit të saj kantautor. Paparazzi i revistës “Story” e ka fotografur çiftin këtë verë në plazhin e Livadhit në Himarë. Ndërsa po shijonin rrezet e diellit dhe relaksin buzë detit, ata u kapën në një moment shumë “hot”, në prani të miqve apo njerëzve të afërt. Mesa duket Elgiti nuk i reziston dot Kleas me bikini, e cila për hir të së vërtetës duket në formë mjaft të mirë fizike pa filtra. Ndërsa ajo po i jepte diçka për të ngrënë, Elgiti shihet që ka humbur pak kontrollin pranë saj. Në këto raste gjuha e trupit flet vetë, kështu që po ju sjellim fotot ku mund t’i shihni vetë detajet e çiftit më të nxehtë të verës!/Story.al