PAPARAZZI/ Milioneri Edgar Çani për shopping tek tregu çam me të fejuarën italiane

Edgar Çani është padyshim blerja më e bujshme tek “Partizani” në merkaton e vitit të kaluar.Sulmuesi shtatlartë firmosi në fund të verës 2017 një kontratë dyvjeçare me “demat e kuq”. Gjatë gjithë kohës Çani ishte në shoqërinë e një bruneje, e cila e shoqëroi partnerin në ambientet e klubit kryeqytetas. Duke u nisur nga fakti se sa me përkushtim dhe vëmendje qëndronte ajo pranë partnerit, mediat shqiptare të sportit e etiketuan atë si “truproja” e 29-vjeçarit. Bëhej fjalë pikërisht për të fejuarën e tij italiane, me të cilën Edgar është i lidhur prej kohësh, por identiteti i saj nuk u arrit të zbulohej nga mediat. Ndërkohë paparazzi i “Story” e ka fotografuar futbollistin në Tiranë, pikërisht në tregun çam, ku Edgari ka çuar të fejuarën e tij për të bërë shopping atje, edhe pse ajo është një studente e fashion design. “Story.al” zbulon se e fejuara e tij quhet Chiara Andromedi, një vajzë elegante brune. Në sfilatën e saj të parë si stiliste, Edgari postoi një album fotosh në Instagram duke ia shprehur dashurinë asaj publikisht dhe duke i uruar karrierë të shkëlqyer në botën e modës. E fejuara e shoqëroi futbollistin në Tiranë, pas kthimit të tij nga Italia. Tifozët ishin të shumtë në ambientet e klubit të kuq, ku Çani firmosi kontratën me pagë 20 mijë euro në muaj, duke u bërë futbollisti më i paguar i “Superligës”. Lojtari i të kuqve vendosi një rekord në historinë e futbollit shqiptar duke qenë se firmosi një pagë prej 20 mijë euro në muaj, që e renditi ndër milionerët e club-eve. Por nuk vonoi shumë dhe historia e tij me pagën u shndërrua në një televonelë duke qenë se ai e kërkoi vetë uljen e pagës në dhjetor 2017./Story.al/