PAPARAZZI/ Manjola Nallbani në pritje për ta dalë në skenë, nata kur hoqi këpucët nga lodhja sipër takave

Transmetimet “live” në ekran sjellin plot të papritura, po ajo që ndodhi mbrëmë në emisionin e Alketa Vejsiut nuk ishte parë më herët. E ftuara kishte paralajmëruar pjesëmarrjen në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, por më pas nuk mundi të ngjitej dot në skenë. Është fjala për këngëtaren Manjola Nallbani, e cila kishte postuar edhe një foto, ku thoshte: “Pas pak në kurthin e Piter Panit”. Dy të ftuarit e tjerë ishin Saimir Kodra dhe Albana Osmani, por duket se Kodra mori më shumë kohë sesa duhet, dhe për këtë Alketës i duhej që ta mbyllte emisionin me vetëm dy të ftuar, ndryshe nga formula e lançuar në natën e premierës me tre të ftuar. Mbase Manjolën do të shohim javës tjetër, pasi Alketa nuk mund të merrte kohën e kolegut të saj Blendi Fevziu, i cili nisi direkt transmetinimin e “Opinion”. Por për Manjola Nallbanin e të gjitha artistet që veshin taka, pritja në backstage nuk është aq komode sa duket. Paparazzi i revistës “Story” e fotografoi në finalen e Festivalit të 56-të të Këngës në RTSH këngëtaren, ku e lodhur nga pritja e gjatë në një moment artistja hoqi këpucët, dhe nisi të masazhonte këmbët para se të dilte në skenë. Manjola Nallbani me një karrierë të sikatur si profesioniste e muzikës u kthye në garën e muzikës me këngën “I njëjti qiell”, krijim me muzikë të Elgit Dodës dhe vargje të Rozana Radit. /Story.al/