PAPARAZZI/ Manjola Nallbani me xhinse ngjitur pas trupit ndalon për të blerë lule, kë surprizoi këngëtarja?

Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani, njihet jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm por edhe për fizikun e bukur dhe gjithmonë në formë.

Pasi na ka mahnitur këtë verë me pozat me bikini nga pushimety, ju mund të shuani kureshtjen se si duket Manjola në një ditë të zakonshme në Tiranë.

E veshur me shije dhe stil, në këto foto të shkrepura nga paparazzi i revistës “Story”, bien në sy xhinset e puthitura pas trupit.

Manjola ka ndaluar tek një shitëse ambulatore lulesh, dhe ka zgjedhur lulet e preferuara.

Nuk dihet se për kë i bleu lulet duke e surprizuar, dhe cili ishte destinacioni i saj ndërkohë që ishte veshur në stilin casual!

www.story.al