PAPARAZZI/ Ky është mashkulli që s’i ndahet prej vitesh Xhemi Shehut
Moderatorja e spektaklit të humorit “Portokalli”, Xhemi Shehu është fotografuar nga paparazzi i revistës “Story” duke shijuar një kafe në një nga baret e Tiranës. E pavarësisht se Isli Islami moderon bashkë me Ori Nebijaj programin tjetër të “Top Channel”, “Wake up”, nuk është puna në të njëjtin televizion që i lidh bashkë.
Miqësia e tyre është shumë e vjetër, pasi kanë qenë shokë shkolle në një nga universitetet privatë të Tiranës. Që nga ajo kohë, Isli është parë gjithmonë pranë Xhemit jo vetëm në kafe, por edhe me komentet e batutat që kanë shkëmbyer prej vitesh në rrjetet sociale.
Aq shumë kujtime kanë bashkë sa në fillimin e sezonit “Portokalli”, Isli e uroi me një foto të saj nga arkiva e tij. “Do të djeg arkivën tënde më mirë Isli Islami!”, i shkruante Xhemi teksa publikoi foton e vjetër në profilin e saj në “Instagram”./Story.al