PAPARAZZI/ Klajdi Haruni duke ngrënë akullore në rrugë, këngëtari larg jetës së VIP-it

Si rrallëherë këngëtari i njohur, Klajdi Haruni është fotografuar nga paparazzi i revistës “Story”, me akullore në dorë duke e shijuar pa problem nërsa ecën rrugëve në qendër të Tiranës.

Edhe pse në kohë pandemie për shkak të Covid-19, këngëtari i “ThreeDots” nuk ndjehet aspak i frikësuar nga virusi, duke e blerë akulloren dhe duke e ngrënë në shoqërinë e miqve.

Djali korçar i baladave dhe serenatave të bukura, i cili i kalon netët në koncerte apo dasma mes ahengut, shfaqet kështu larg stilit të jetës VIP.

I thjeshtë dhe spontan ai e jeton jetën natyrshëm, pa e vrarë mendjen aspak nga sytë kureshtarë.

Pak kohë më parë, ai tërhoqi vëmendjen me postimin në Instagram të një statusi romantik poshtë një fotoje ku shfaqej duke parë zjarrin pranë një pishine. “Do të doja t’ia dhuroja buzëqeshjen tënde hënës, që kur ta shoh netëve të mendoj për ty”, shkruante ai. Prej kohësh, dy miqtë e tij, Flori Mumajesi dhe Bruno kanë pohuar se Klajdi është i dashuruar dhe shumë shpejt do të hedhë hapa të tjerë më të sigurt./www.story.al