Paparazzi kap në moment të sikletshëm Fjoralba Ponarin, pozat që s’duhen humbur me të dashurin dhe mikun e tyre

Prej pak muajsh, Fjoralba Ponari ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë, por portretin e plotë të Françesko Bahollit nuk e kishte publikuar.

Në të gjitha fotot që prezantuesja ka postuar me të në rrjete sociale, kujdesej që t’ia mbulonte fytyrën me ‘emoji’.

Por pas një periudhe të gjatë që e mbajti sekret, Fjoralba tashmë del hapur me të, duke u ulur madje në baret e ekspozuar të ish-Bllokut. Paparazzi i revistës “Story” e ka fotografuar Fjoralbën në shoqërinë e të dashurit, dhe mikut të tyre. Por ndërsa ndodhej e ulur mes të dyve, Fjoralba ishte në siklet, duke mbuluar me duar gjatë gjithë kohës pjesën midis këmbëve.

Nuk dihet nëse Fjoralba e ka kuptuar se po i bëhej foto, dhe është përpjekur të jetë sa më në rregull me pozicionin si ishte ulur, duke shmangur ndonjë dukje që linte vend për keqkuptime. Identiteti i partnerit të saj, Françesko Baholli u zbulua gjatë kohës kur Fjoralba publikoi foto të njëpasnjëshme krah tij në Instagram.

Në rrjet filluan të qarkullonin foto të tij dhe u zbulua se është sportist xhudoje në Tiranë, si dhe inxhinier software. Ndërkohë gjatë një interviste, Fjoralba tregoi se nuk dëshiron që ta ekspozojë shumë në rrjete sociale, sepse nuk është personazh publik./www.story.al