PAPARAZZI/ Jona Spahiu me makinë luksoze, si i ndryshoi jeta pas martesës!

Prej dy vitesh prezantuesja, Jona Spahiu ndryshoi statusin e beqares pas martesës me biznesmenin, Frenkli Ymeri.

E tashmë që Jona është mami e djalit të tyre Raiden, natyrisht që jeta i ka ndryshuar në disa aspekte, edhe atë të mirëqenies. E shndërruar tashmë në një blogere mode, në këto foto të realizuara nga paparazzi i revista “Story” pak para se të hynim në stinën e dimrit, shihet duke hapur derën e makinës së saj luksoze.

Kur partneri kishte ditëlindjen, Jona e shprehu dashurinë publikisht për të me këto fjalë: “Unë mund të jem pa ty… por jo pa buzëqeshjen tënde, që si një kometë fshin errësirën nga fytyra ime. Të dua! Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës!”.

Në një nga rrëfimet e saj, Jona Spahiu tregoi se kishte shumë kohë që njihej me partnerin e saj, me të cilin dy vite më parë kurorëzoi edhe dashurinë. E ftuar në emisionin “Soiree” në “Top Channel” vitin e kaluar, moderatorja rrëfeu se me partnerin është njohur në ambientet e “Digitalb”, dhe se ai e kishte kthyer në një qëllim në vete që të fitonte zemrën e saj.

Tashmë Jona dhe Frenkli bëjnë një jetë të lumtur familjare me djalin e tyre 2-vjeçar.

www.story.al