PAPARAZZI/ Inva Mula larg pamjes pompoze me fustane skenikë, ja si duket me pantallona

Në eventin e përvitshëm të një linje fustanesh nusërie, aty ku lançohen edhe trendet më të reja, ra në sy prania e sopranos së famshme, Inva Mula.

E veshur me të zezën klasike ajo dukej shumë bukur në shoqërinë e vajzës Nina, të cilën e kishte veshur me fustan të bardhë.

Por nuk ishte kjo hera e vetme që Inva preferon të zezën në eventet, ku merr pjesë. Mesa duket kjo ngjyrë është kthyer në rehatinë e saj, pasi me të zeza shihet edhe në jetën e përditshme.

E ndërkohë që e shohim shpesh me fustane nga ata pompozët e skenës e deri tek klasikët e eventeve, paparazzi i revistës “Story” ju sjell një version ndryshe të Invës.

Ajo është fotografuar në qendër të Tiranës, e veshur sërish me të zeza por kësaj here me pantallona.

Sopranoja që la Francën për jetë të re në Tiranë ruan elegancën njësoj si në kohën kur ishte aktive në skenat operestike./www.story.al