PAPARAZZI/ Bashkë në të mirë e në të keqe, ja si mbrohen Altin dhe Iliriana Basha nga “Covid-19”

Njihen si çifti që s’ndahet kurrë prej 18 vitesh, e që paparazzi i revistës “Story” i ka fotografuar ndërsa dilnin nga një market në Tiranë, ku kishin bërë blerje.
Fjala është për regjisorin e show-t të humorit “Portokalli”, Altin Basha dhe bashkëshorten e tij kostumografe, Ilirjana Basha.
Ata shihen të maskuar në daljet e tyre publike, për t’u mbrojtur nga Covid-19. Çifti shihen të pandarë në të mirë e në të keq, si këtë periudhe pandemie që dhe pazaret i bëjnë bashkë.
Prindër të tre fëmijëve, ata duket se ruajnë të njëjtën lidhje të fortë prej 18 vitesh.

Ata ecin krah për krah njëri-tjetrit, si çiftet tradicionale që s’ndahen kurrë nga njëri-tjetri.