Paparaci/ Luiz Ejlli duet me Rezarta Smajën, por i afërt me Mariza Ikonomin

Këngëtari nga Shkodra, Luiz Ejlli konkurroi në Festivalin e 56-të të Këngës me ish-shoqen e shkollës Rezarta Smajën. Paparaci i revistës “Story” i fotografoi në backastage, ndërsa prisnin votimin e jurisë për këngën e tyre “Ra një yll”. Por pavarësisht faktit që me Rezartën konkurruan për të njëjtin çmim, Luiz u fotografua më afër “rivales” në këtë garë, Mariza Ikonomit, e cila konkurroi me këngën “Unë”. Paparaci i ka kapur në momente shumë pikante, duke na dëshmuar se janë miq shumë të mirë.