PAPARACI/ Këto foto të Kledi Kadiut me Gent Hazizin para se ta eliminonte nga DWTS, dëshmojnë se si është kur ta fut shoku!
Pas tre balotazheve, aktori i njohur Gent Hazizi ka lënë në mes garën e “Dancing With The Stars”, pas votave të jurisë dhe publikut.
Mand Peza ishte ai që shpëtoi Gentin, ndërsa Dalina Buzi, Valbona Selimllari, dhe kryetari i jurisë Kledi Kadiu zgjodhën Arbër Çepanin për t’i dhënë mundësinë e vazhdimit të garës. Pra mes Gentit dhe Arbrit, juria vendosi të shpëtojë këtë të fundit, dhe këtu përfundoi eksperienca e aktorit, Hazizi. I ftuar të hënën në programin e Bieta Sulos, Gent Hazizi foli pikërisht për momentin e eliminimit, duke u ndalur pikërisht tek vota e mikut të tij të ngushtë, Kledi Kadiut.
“E pashë në sy në mënyrë që t’i jepja kurajë Kledit, që të jepte një vendim të saktë, jo të drejtë”, tha ai, duke lënë të kuptohej në nëntekst se kishte mbetur i zhgënjyer nga miku i tij. E sa për miqësinë e tyre sa një jetë, duke filluar nga gjimnazi, jetesa në Itali, e kthimi këtu në Tiranë ata kanë folur shpeshherë.
Por lind pyetja: Sa e drejtë apo e vështirë është që shoku të gjykohet po nga shoku, dhe a është e vërtetë që ata nuk po takoheshin gjatë javëve të show-t siç Genti tha gjatë një prej netëve të spektaklit? Këto foto që shihni janë shkrepur në zonën e ish-Bllokut, nga paparaci i revistës “Story”.
Genti ishte ende pjesë e garës, dhe në një farë mënyre janë dëshmi e përfshirjes së Kledi Kadiut në një “konflikt interesi”, apo jo?! Gjithsesi nga “konflikt interesi” nuk e dimë nëse është shndërruar në konflikt miqësie, dhe s’e dimë nëse do t’i shohim më bashkë Kledin dhe Gentin pas këtij eliminimi spektakolar!/www.story.al