PAPARACI/ Donald Veshaj në Bllok, si “banditi” Robin Hood!

Vetëm në zonën e ish-Bllok-ut në Tiranë, i maskuar me syze e veshje “Hoodie” (bluzë me kapuç) në stilin e “banditit” të famshëm, Robin Hood.

Kështu është fotografuar pak kohë më parë nga paparaci i revistës “Story”, moderatori simpatik i “Më lër të flas”, Donald Veshaj. Nëse rikujtoni veshjen e Donaldit në finalen e “Big Brother VIP”, ishte një kostum gri i gjerë, që u komentua mjaft në rrjet, harrojeni për pak “Donaldin e kostumit”, kur fjala është për jetën e përditshme.

Siç e shihni në këto foto, Donaldi është me kostum, por sportiv, dhe jo klasik-modern kësaj here. I shquar për stilin e bukur të veshjeve, Donaldi me fizikun që ka duket bukur në çdo rast. E duket se për shkak të famës, preferon që të maskohet kur ecën në rrugët e Tiranës, e duke u nisur edhe nga dashuria e tij për bluzat “Hoodie”, po na duket si Robin Hood, “banditi” hero i folklorit anglez, që në kohët e mesjetës e në vazhdim përmes letërsisë moderne, filmave dhe televizionit.

Nisur nga historia e Robin Hood, lind pyetja: Çne vetëm Donaldi, dhe ku ndodht ndërkohë banda e “shokëve të lumtur”, pra binjaku Romeo Veshaj and Co?!/ www.storya.al