Papa Françesku rrëfen sekretin e tij: Kur isha i vogël dëshiroja të bëhesha kasap
Papa Françesku ka rrëfyer se kur ishte në moshë të vogël dëshironte të bëhej kasap.
Gjatë një interviste për Straatnieuws, i pyetur nëse kishte ëndërruar ndonjëherë të bëhej Papë kur ishte i ri, Françesku u përgjigj: “Do ju tregoj një sekret. Kur isha shumë i vogël, 4-vjeç në pyetën se çfarë dëshiroja të bëja kur të rritesha. Dhe unë thashë: Kasap!”
Që nga zgjedhja e tij në 2013, Papa Françesku është shprehur se dëshiron një kishë për të varfrit.
Ai u ka kërkuar udhëheqësve të Kishës që të bëjnë një jetë të thjeshtë dhe shembullin ua ka dhënë vetë duke hequr dorë nga apartamentet e papale për një suitë të vogël në bujtinat e Vatikanit.
Françesku tha për gazetën se s’do të kishte mundur të jetonte në apartamentet papale, të cilat ai i quajti të mëdha, por jo luksoze, “thjesht për arsye parimesh”.
“Do nënkuptonte se do isha i izoluar”, tha ai.
I pyetur nëse ka ndier ndonjëherë presion për të shitur disa nga thesaret e Kishës, ai u shpreh se nuk mundej sepse i përkisnin gjithë botës.
“Nuk mund t’i nxjerr në ankand sepse nuk është pronë e Kishës. Është në kishë por i përket njerëzve. Kjo është e vërtetë për të gjitha thesaret e Kishës”, tha ai.
Vatikani ka nxjerrë në ankand dhuratat që i janë dhënë Papës dhe të ardhurat ua jep të varfërve.