Papa Françesku: Nuk jam mirë me shëndet
Papa Françesku ka shfaqur sërish probleme shëndetësore. Ati i Shenjtë kishte planifikuar të mbante një fjalim në sallën e Vatikanit gjatë takimit të tij me rabinët evropianë.
“Faleminderit për këtë vizitë që e vlerësoj shumë, por nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë arsye preferoj të mos e lexoj fjalimin”, mësohet të ketë thënë Ati i Shenjtë.
Mediat e huaja shkruajnë se 89-vjecari ka shqiptuar këto fjali me një zë të lodhur ndërsa frymëmarrja i ishte vështirësuar. Ati i Shenjtë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në mushkri gjatë rinisë së tij, kur ishte meshtar në Argjentinë.
Ndërhyrja e fundit kirurgjikale e Atit të Shenjtë ishte më 7 qershor të këtij viti. Ai kaloi nëntë ditë në spital dhe pas tejkalimit të këtyre sfidave shëndetësore iu rikthye detyrave.
Që nga operacioni i qershorit ai ka bërë tre udhëtime jashtë vendit dhe gjatë muajit të ardhshëm pritet të vizitojë Dubain për samitin e klimës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
KlanTv