Papa Françesku nga Vatikani: Çiftet të bëjnë fëmijë, në vend që të blejnë mace e qen

Gjatë meshës së fundit të mbajtur në Vatikan, Papa Françesku foli për “dimrin demografik” me të cilin përballen pjesët e botës dhe u kërkoi çifteve të martuara t’i mirëpresin fëmijët, nëpërmjet lindjes natyrale ose birësimit, në vend që të blejnë më shumë qen dhe mace.

“Shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose duan vetëm një dhe jo më shumë por kanë mace dhe qen që zënë vendin e fëmijëve. Ky mohim i amësisë dhe atësisë të pakëson, na merr njerëzimin”, u shpreh Papa Françesku për audiencën në Vatikan.

Papa Françesku inkurajoi familjet e gatshme që të zgjedhin rrugën e birësimit dhe të “marrin rrezikun e mirëpritjes së fëmijëve, në vend që t’i zëvendësojmë me kafshë shtëpiake. Sipas Papës, “nuk mjafton të kesh fëmijë të quhesh prind. Për kreun e Vatikanit jetojmë në epokën e jetimëve. “Qytetërimi ynë është pak jetim dhe kjo ndjehet. Është një ndjenjë kaq e keqe”. 

Marrë nga gazzettadelsud.it

(E.H/Dosja.al)