Papa Françesku: Kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë homoseksualët dhe transeksualët
Papa Françesku ka folur sërish për çështjen e homoseksualitetit dhe pozicionin e Kishës, duke shpjeguar se kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë homoseksualët dhe transeksualët.
“Ajo që nuk më pëlqen fare është se ne e shikojmë të ashtuquajturin mëkat të mishit siç është bërë prej kohësh në lidhje me urdhërimin e gjashtë.
Ata janë njerëz që ndihen të refuzuar dhe është vërtet e vështirë për ta” tha kreu i Vatikanit.
Në një intervistë të botuar në “La Repubblica”, Papa pohon se nuk ka frikë nga një shoqëri e seksualizuar.
“Nëse ke shfrytëzuar punëtorët, nëse ke gënjyer apo mashtruar, nuk ka rëndësi, dhe përkundrazi mëkatet poshtë belit qenkan kaq të rëndësishme?
Kuptimi i njeriut ndryshon me kalimin e kohës dhe kështu thellohet edhe ndërgjegjja e njeriut. Në këtë rritje të të kuptuarit e ndihmojnë Kishën edhe shkencat e tjera dhe evolucioni i tyre.
Unë nuk kam frikë nga një shoqëri e seksualizuar. Më frikëson se si kemi marrëdhënie me të, po. Kam frikë nga standardet e kësaj bote. Preferoj të përdor termin botërisht sesa seksualizues, sepse termi përfshin gjithçka”, shtoi Papa.
/abcnews.al