Papa Françesko: Putini nuk ndalet, dua ta takoj në Moskë. Ja pse nuk shkoj në Kiev tani
Edhe pse ka një problem me gjurin dhe pasditen e të enjtes do i nënshtrohet një operacioni, ky nuk është shqetësimi kryesor i Papës Francesco.
Të flasësh për atë që po ndodh në zemër të Evropës, i shkakton atij mundime.
“Ndalojeni, ndalojeni luftën” është apeli i tij që nga 24 shkurti, kur ushtritë ruse pushtuan Ukrainën dhe vdekja dhe shkatërrimi u bënë një element i tmerrshëm i jetës për evropianët. E përsërit sërish, atë apel. Dhe dekurajohet teksa sheh që asgjë nuk po ndodh.
Ka një farë pesimizmi në fjalët me të cilat Papa kujton përpjekjet që po bën, së bashku me Sekretarin e Selisë së Shenjtë Pietro Parolin që të paktën të arrihet një armëpushim.
Papa rreshton të gjitha përpjekjet dhe përsërit disa herë se është gati të shkojë në Moskë.
“Ditën e parë të luftës e telefonova presidentin ukrainas Zelensky, thotë Papa Françesku – Putin përkundrazi nuk e telefonova.
Edhe në dhjetor për ditëlindjen time, nuk e telefonova. Doja të bëja një gjest të qartë për ta parë e gjithë bota dhe për këtë shkova te ambasadori rus.
I kërkova të shpjegohen, u thashë “ju lutem ndaloni”. Pastaj i kërkova kardinalit Parolin, pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha i gatshëm të shkoja në Moskë.
Natyrisht, ishte e nevojshme që lideri i Kremlinit të lejonte disa dritare bashkëpunimi.
Nuk kemi marrë ende një përgjigje dhe vazhdojmë të këmbëngulim, edhe nëse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk dëshiron ta ketë këtë takim tani. Por kaq shumë brutalitet, si mund të mos e ndalosh? Njëzet e pesë vjet më parë ne përjetuam të njëjtën gjë me Ruandën”, tha Papa.
Shumë e kanë kërkuar gjestin simbolik të një vizite të tij në Ukrainë. Por përgjigja është e qartë:
“Unë nuk do të shkoj në Kiev tani për tani – shpjegon ai -. I dërgova kardinalin Michael Czerny, dhe Kardinalin Konrad Krajewski, që shkuan atje për herë të katërt.
Por ndjej se nuk duhet të shkoj. Së pari duhet të shkoj në Moskë, së pari duhet të takoj Putinin. Por edhe unë jam prift, çfarë të bëj? Unë bëj atë që mundem. Nëse Putini hapi derën … “.
Përshtati Panorama nga Corriere.it