Paola Barale: “Burra? Për një marrëdhënie perfekte është më mirë të kesh dy”
“Shpesh një person nuk mjafton për të pasur një marrëdhënie perfekte. Nuk njoh askënd, përfshirë edhe veten time, që nuk ka pësuar tradhti apo që nuk ka mashtruar”. Kështu u shpreh prezantuesja dhe aktorja e njohur Paola Barale, e cila aktualisht ndodhet në teatër me komedinë “Tre zemrat”, ku luan rolin e një shkrimtareje të ndarë mes dy dashurive.
Pak ditë më parë aktorja festoi 57 vjetorin. Edhe pse numrat janë në rritje, për Barale duket sikur koha ka stopuar në të 30-at e saj. “Unë nuk i kuptoj ata që martohen dhe thonë “martesa është fundi i marrëdhënies”. Nuk është një dënim. Një marrëdhënie duhet të jetë një vlerë e shtuar, duhet të të mësojë diçka, duhet të ketë një shkëmbim, një krahasim, jo një përplasje. Dhe kërkon shumë, shumë përpjekje . Nuk mund të presësh që të shkojë përpara vetëm”, vijon Paola.
“Në mendjen time tha Paola vetëm ajo e prindërve të mi më duket një marrëdhënie e shkëlqyer. Ata kanë 60 vite martesë. Unë nuk i kam parë kurrë më parë të grinden. Ata gjithmonë e kanë respektuar njëri- tjetrin, por ta pranojmë se kanë jetuar në një epokë tjetër. Sot gjërat kanë ndryshuar. Burra për një marrëdhënie perfektë është më mirë të kesh dy”, u shpreh Barale.