
Panik tek “Hercai”, infektohet me koronavirus aktori i njohur turk
Seriali “Hercai” është ndër më të ndjekurit në Turqi, Shqipëri e kudo ku po transmetohet, mirëpo së fundmi koronavirusi e ka bërë më të vështirë xhirimin e serive të reja.
Mediat turke raportojnë se një nga aktorët më të njohur është infektuar me koronavirus. Testi ka dalë pozitiv për aktorin Macit Sonkan, një nga mjeshtrit e kinematografisë turke.
Pas këtij lajmi, i gjithë ekipi i serialit është testuar. Thuhet gjithashtu se xhirimet e serialit do të pezullohen për të parandaluar infektimin e aktorëve të tjerë.
revistawho.com