Panik për gjendjen e Alban Hoxhës pas dëmtimit, klubi i Partizanit detyrohet të japë sqarime

Alban Hoxha la disa ditë më parë grumbullimin e Kombëtares për shkak të një dëmtimi, e më pas u fol se “gardiani” i ekipit të kuq rrezikonte sezonin. Por këto zëra janë hedhur poshtë nga klubi i Partizanit, që ka sqaruar situatën për portierin dhe kapitenin e ekipit. Ndërkaq nbëhet fjalë për një dëmtim të ligamentit të gradës së parë.

Ja çfarë shkruan klubi Partizani:

“Kapiteni i kuq, i cili u detyrua të mos udhëtonte me ekipin përfaqësues drejt Izraelit si pasojë e një dëmtimi, menjëherë i është nënshtruar një kontrolli të specializuar mjekësor nën mbikëqyrjen edhe të stafit mjekësor të skuadrës. Ndonëse flitej për një dëmtim serioz, fatmirësisht analizat e rezonancës kanë konstatuar një dëmtim të ligamentit të gradës së parë. Stafi mjekësor garanton se kapiteni Hoxha do t’i nënshtrohet për disa ditë një faze rikuperimi, për të qenë sa më shpejtë i gatshëm në fushë”. /Vipsport.al