Panik në Vjenë, qëllohet me armë eskorta e reperit Azet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar së fundmi në kryeqytetin austriak Vjenë. Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ekipi i reperit Azet është sulmuar në një klub nate. Shkak për këtë përplasje të armatosur bëhet me dije se ka qenë pagesa. Në koncertin e reperit është pritur të ketë më shumë njerëz por kur parashikimet nuk dolën, sigurimi i këngëtarit është përplasur me atë të klubit.

Policia e Vjenës po merret me hetimin e kësaj çështje.