Panik në shtëpinë e fituesit të Topit të Artë, arrestohen dy grabitësit shqiptarë
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në shtëpinë e Xhani Riverës. Legjenda e Milanit dhe fituesi i Topit të Artë në vitin 1969 u grabit nga dy shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Romës ku grabitësit përdorën një pistoletë zjarri për tu futur brenda në shtëpi dhe vodhën disa sende me vlerë. Ata ja dolën të largoheshin nga shtëpia, por u arrestuan nga policia më vonë.
Sipas mediave italiane, dy shqiptarët kishin grabitur një trofe të artë, bluzën me numër 11 të Ibrahimoviçit dhe një pjatë të dhënë nga Liga Amatore Kombëtare. Vlera e këtyre sendeve të total shkonte në 6345 euro.
Mosha e dy shqiptarëve ishte 33 dhe 29 vjeç, ndërsa policia po vazhdon investigimet për të parë nëse ka pasur persona të tjerë të infiltruar në këtë aksion.
PANORAMASPORT.AL