Pandi Laço shkruan poezi për BBVIP: “Saga e yjeve, pa epshin e tyre asgjë nuk ndez!”
Poeti, skenaristi dhe moderatori i njohur, Pandi Laço ka publikuar një poezi në rrjetin e tij social facebook, të titulluar “Saga e yjeve”, një sarkazëm e nënkuptuar për “yjet” e “Big Brother VIP”.
Edhe pse në asnjë moment Laço (me mjaft eksperiencë në botën e televizionit) nuk ka përmendur “Big Brother VIP”, në rreshtat e “sagës” së tij, ku mbizotëron ironia therëse kuptohet qartë që Pandi e ka me ta dhe me nivelin e tyre të debatit dhe stilit të jetesës, aq shumë të diskutuar edhe në rrjetet sociale. Më poshtë “Saga e yjeve” nga Pandi Laço:
“SAGA e YJEVE”
Të bukur ndjellës me hiret e tyre…
S’ka gjë se sot, të mbyllur mes mure!
Përkëdhelës i ndiej, si pupël pas veshi,
Edhe gjumi i tyre ështe kaq “sexy”…
Grishës, me sy, e në cdo gërmë ,
Cdo fjalë e tyre, ëmbël si një pjepër !
Por ja që m’pëlqen, “Vulgariteti” ,
Kur është mes tyre, duket kryevepër !
Në gjunjë për ta, “lutemi o Zot” !
Në qoftë djallushe a ëngjëll qoftë !
Lutemi në bukë, lutemi në PC !
Lutemi në zyrë, lutemi në ËC !
Largqoftë bytha t’ngjitet n’karrige !
Un’ prapë do pres, dhe një vit tjetër !
Vuajtja ime, si letër higjienike !
Zgjatet pafund, me kilometër !
Me ta çdo ditë m’bëhet diellore !
Ani pse dhunshëm, m’kanë hyr’ në zemër !
Cdo vakt me ta, ka shije mbretërore!
Ngrysem si mashkull e zgjohem femër!
Jeten e tjetrit , nuk e kam ves!
Po kaq shume i dua ?! I dua për besë !
As motorino, ekspresi i kafesë !
Pa epshin e tyre, asgjë nuk ndez !
O zot !
Po kur ata t’kenë dalë nga shtëpia ?
E të mos jenë më midis nesh ?
Ah këtë botë , do ta mbulojë zija!
E t’kem përpara një pjatë përshesh ?! www.story.al