Pandemia bashkon zyrtarisht “One Direction”

Tashmë është zyrtare, One Direction do të ribashkohen për 10 vjetorin e formimit të grupit më 23 korrik.

Prej muajsh të tërë përflitej për një ribashkim të mundshëm që pritej me padurim nga fansat e grupit britanik por dukej se ish-pjesëtarët nuk dëshironin që kjo të ndodhte.

Në një intervistë të dhënë pak javë më parë, këngëtari Niall Horan tha se disa pjesëtarë kanë dëshirë që të bëhen bashkë për hir të kohërave të vjetra por ka edhe nga ata si Zayn apo Harry Styles që nuk duan të bëhen pjesë e saj.

Megjithatë, ribashkimi i One Direction do të ndodhë dhe kjo vetëm falë pandemisë së Covid-19 që ka vështirësuar jetën e të gjithëve. 5 artistët e famshëm po e bëjnë këtë gjë vetëm për hir të fansave të tyre dhe shumë shpejt do t’i shohim në skenë.

Ata kanë nisur ta ndjekin sërish njëri-tjetrin nëpër rrjete sociale sakaq, përfaqësues të tyre kanë treguar për “Page Six” se One Direction mund të vijnë edhe me një këngë të re.

Edhe pse ata do të performojnë sërish së bashku, përjashtohet mundësia e një turneu muzikor.