PAMJET/ Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë. Për nder të tij ishte shtruar një një tapet të kuq. Dy flamuj qëndronin krah për krah, ai i SHBA-së dhe Ukrainës.
Presidenti Biden dhe gruaja e tij Jill, takuan udhëheqësin ukrainas përpara se t’i shtrëngonin dorën dhe të pozonin për disa fotografi. Ata tani janë brenda në Shtëpinë e Bardhë për një takim në Zyrën Ovale. Takimi është parashikuar të zgjasë për rreth 2 orë. Më pas Zelensky do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan.
Vizita e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenski në Shtetet e Bashkuara vjen në një kohë kur Kongresi amerikan pritet të votojë për buxhetin, i cili do të përfshijë një ndihmë prej 45 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe përgatitjeve të Uashingtonit për t’i dhënë Kievit sistemin e avancuar të raketave, ‘Patriot’.
Presidenti Zelenski të martën bëri një vizitë të guximshme dhe të rrezikshme në vijën e frontit në Bakhmut, në provincën e Donetskut, ku lavdëroi trupat ukrainase për “trimërinë, rezistencën dhe forcën e tyre” ndërsa në sfond dëgjoheshin të shtëna me artileri.
©LAPSI.al