Pamjet shokuese/ 3-vjeçari dhunohet nga edukatoret në çerdhe, e tërheq zvarrë nëpër korridor dhe pasi e mbyll në dhomën pa kamera…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe shtetërore në Fushë-Kosovë ku një fëmijë 3-vjeç është dhunuar nga edukatoret e këtij institucioni.

Në pamjet e publikuara nga daja i fëmijës, Fatos Geci, shihet momenti kur njëra nga edukatoret i godet me derën dhe më pas e tërheq zvarrë nëpër çerdhe.

Sipas tij, 3-vjeçari është futur brenda një dhome pa kamera ku është dhunuar brutalisht nga pastruesja dhe kuzhinierja e institucionit.

Pasi e nxjerrin nga dhoma, shihet një tjetër edukatore e cila shkon sërish dhe e tërheq zvarrë.

Gjithashtu në video ai ka treguar edhe shenjat e dhunës në trupin e të miturit.

“Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi yne”, është rrahur brutalisht nipi im i preferuar Lisi, vetëm 3 vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qarte qe po rrihet ne derë pastaj terhiqet zvarre, me pas e dergojne perseri ne nje dhome pa kamera dhe e rrahin pa meshire te 2 “mesueset” e kesaj qerdhje bashkë me pastruesen apo kuzhinjeren! 🥲

Nipi im ka pësuar trauma të rënda psiqike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësis të bëjnë punën e tyre. IDIOTEVE dhe mostrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. DHUNUESET e tilla NUK e kane vendin ne arsim.👎”, shkruan ai.