Pamjet nga droni/ Dita e 11 e karantinës. Ja si duken rrugët e Tiranës dhe Parku i Liqenit Artificial
Asnjë lëvizje nëpër rrugë, apo lagjeve të qytetit, një qetësi që thyhet herë pas here vetëm nga cicërimet e zoogjeve, ose patrullimi i policisë.
Kështu e ka gjetur dita e 11 e karantinimit Tiranën, ku të gjithë qytetarët janë mbyllur nëpër shtëpi që dje në orën 13:00 dhe, sipas urdhrit të qeverisë, nuk duhet të dalin nga aty deri në orën 05:00 të ditës së nesërme.
Po bosh edhe Parku i Liqenit artificial të Tiranës, vendi që në një situatë normale, në këto ditë pranvere me diell, do të duhej të gëlonte nga njerëzit.
Nisur nga pamjet e me dron, duket se sot urdhri dhe apeli i kryeministrit Rama për të qëndruar në shtëpi, në luftën kundër koronavirusit, është zbatuar.