Pamjet me luanin që kafshonte një person në oborrin e shtëpisë u bënë virale, policia do të largojë kafshën nga banesa

Një video ku një luan kafshonte në oborrin e shtëpisë një person u bë virale në rrjet. Mësohet se luani mbahet në një shtëpi në fshatin Zharrëz të Fierit. Bëhet me dije se për shkak të rrezikshmërisë që paraqet kjo kafshë e cila nuk duhet të mbahet në banesë, policia e Fierit ka ngritur një grup i posaçëm pune për të trajtuar rastin, për shkak të natyrës së veçantë që ai paraqet.

Policia po bashkëpunon me autoritetet përkatëse për të marrë masa urgjente që sigurojnë jo vetëm largimin e kafshës nga ambienti i banimit, por edhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit. Sipas policisë mbajtja e një kafshe të egër dhe të rrezikshme si luani në ambiente shtëpie është jo vetëm e papërgjegjshme, por përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë.

tpz.al