Pamjet e arrestimit të disa fëmijëve në Moskë bëhen virale: Po vendosnin lule në ambasadën e Ukrainës

Policia e Moskës ka arrestuar 2 gra dhe 5 fëmijë që donin të vendosnin lule në ambasadën e Ukrainës. Fotografitë që u bën shumë shpejt virale, tregojnë fëmijët, të cilët mbajnë në duar postera me shkrimin: Jo luftës.

Fëmijët që janë të moshave 7 deri 11 vjeç, u mbajtën si fillim bashkë me nënat e tyre në një autobus policie, më pas u dërguan në komisariat dhe u liruan disa orë më vonë.

Sipas antropologes Alexandra Arkhipova, dy gratë e arrestuara ishin Ekaterina Zavizion dhe Olga Alter së bashku me Liza dhe Gosha , 11 vjeç, Matvey, 9, David, 7 dhe Sofya, 7 vjeç.

Antropologia gjithashtu ka deklaruar se policia mund t’i ketë kërcënuar nënat se do t’u hiqte kujdestarinë e fëmijëve. Ajo shkroi në Facebook: “Prindërit të frikësuar”.

 

Prej fillimit të luftës, në Rusi ka pasur arrestime të përditshme. Deri tani numri i tyre e ka kaluar shifrën e 6800 dhe vazhdon të rritet, bashkë me kundërshtimin e popullit rus për luftën e nisur nga Putin./revistawho.com