Pamje tragjike nga Turqia, përlotet në studio Sazan Guri

Ambientalisti Sazan Guri është përlotur pas pamjeve tragjike në Malatya në Turqi, aty ku rrënojat kanë zënë poshtë disa njerëz dhe ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e tyre.

“Është ndryshe kur studion dhe ndryshe kur e jeton”– tha Guri ndërsa nuk ka mbajtur dot lotët në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania.

“Jam prind, gjysh, më solli kujtimet e tërmetit të 26-nëntorit në vendin tonë”, tha me lot Guri.