
Pamje të rralla/ Nusja merret me pajton në mes të Tiranës
Edhe sot e kësaj dite, traditat vijojnë të ndiqen nga disa familje shqiptare. Një dasmë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në rrugët e Tiranës të dielën, ku nusja është parë e hipur në pajton. Icon Style ka postuar një foto ku shihet pajtoni i dekoruar me fjongo të bardha dhe të kuqe, ndërkohë që tërhiqet nga dy kuaj të bardhë. Nusja dhe dhëndri shihen të ulur në pajton, i cili drejtohet nga një burrë i veshur me kostum tradicional të Shqipërisë së Mesme.
