PAMJE të RËNDA/ Tronditet sërish Australia, goditet me thikë peshkopi i njohur! (Video TRONDITËSE)

Një incident ka tronditur sërish Sidnei-n këtë të hënë, 24 orë pas sulmit të përgjakshëm në një qendër tregtare ku u vranë 6 persona.

Këtë herë pre e sulmit me thikë ka qenë një prift, i cili u sulmua nga një burrë teksa predikonte meshën para besimtarëve.

Sulmi ndodhi në Kishën The Good Shepherd, në zonën Weakley, në perëndim të Sidneit.

Besimtarët që ndodheshin në zonë kanë nxituar menjëherë për ta ndaluar, ndërsa raportohet për të paktën katër të plagosur.

Sulmuesi, motivet e të cilit nuk dihen ende, është arrestuar, ndërsa sipas informacioneve të para nga policia, prifti dhe të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

voxnews.al