Pamje të rënda/ Nuk pranoi të paguante faturën e udhëtimit, i huaji godet me çekiç taksistin shqiptar!
Një taksist shqiptar në Itali është sulmuar në mënyrë brutale nga një 25-vjeçar senegalez, i cili e godet për shkak se nuk donte të paguante faturën 80 euro të udhëtimit.
Fillimisht mes 38-vjeçarit shqiptar dhe senegalezit ka patur një debat, i cili më pas agravoi në dhunë brutale.
25-vjeçari nxori një çekiç dhe nisi ta godiste shqiptarin nga koka, por fatmirësisht ky i fundit arriti të mbrohej duke dalë me nxitim nga makina dhe në të njëjtën kohë duke lajmëruar policinë.
Pak çaste më vonë mbërriti policia dhe e vuri në pranga 25-vjeçarin. Ndërsa shqiptari ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
View this post on Instagram
tpz.al