Pamje të rënda/ Momenti kur Xhemal Loka dhunon bashkëshorten: T’i shk*ej robt mu në vorr! (VIDEO)

Lapsi.al siguron një video që dëshmon dhunën e Xhemal Lokës ndaj bashkëshortes së tij, Bedrie Loka, e cila dyshohet se është shtyrë për të kryer vetëvrasje duke pirë fostoksinë pikërisht prej 45-vjeçarit.

Video është xhiruar në shtëpinë e çiftit në Sukth ndërkohë që një prej djemve të mitur e ka filmuar skenën e rëndë.

Pranë dy prindërve shihet djali i madh në përpjekje për të mbrojtur nënën nga dhuna e të atit. Nga sa kuptohet prej videos ka edhe një debat mes bashkëshortëve.

Xhemal Loka: T’i shk*ej robt mu në vorr! A dëgjove oj Bedrie? Nuk fut dot kërkush turinjtë!

Bedrie Loka: Kush është ai që fut turinjtë

Xhemal Loka: As… (një emër që nuk kuptohet) e as kërkush…

Mësohet se prokuroria ka edhe dy video të tjera që dëshmojnë dhunën e Xhemal Lokës ndaj bashkëshortes së tij 41-vjeçare. Fillimisht për Bedrie Lokën u raportuar se kreu vetëvrasje pasi bulizohej dhe denigrohej përmes një llogarie të hapur në Tik Tok nga persona të panjohur. Por më pas policia arrestoi bashkëshortin e saj si person të dyshuar që e shtyu gruan drejt aktit të rëndë. ©LAPSI.al