Pamje të rënda gjatë ceremonisë martesore, shoqëruesi i dhëndrit shembet përtokë

Një ceremoni martese emocionale pati diçka të papritur kur njëri prej shoqëruesve të dhëndrit u ligështua duke u përplasur për tokë. Dasmorët u tmerruar kur u përballën me skemën drithëruese të të riut që shembet përdhe gjatë ceremonisë në Snohomish në Uashington.

Wed-2

Kamerat kapën momentin kur burrit i bie të fikët dhe u postuan në internet më 15 mars. Në klip, një këngëtare shihet duke kënduar këngën për çiftin. Papritmas, shoqëruesi fillon të humbasë ndërgjegjen duke rënë me fytyrë në trotuar. Muzika ndalet menjëherë dhe dasmorët i vijnë në ndihmë të sëmurit. Nusja dhe dhëndri duken të tmerruar. Minuta më vonë, burri shoqërohet larg vendit të ngjarjes duke mbajtur një pecetë në gojë. Burri theu disa dhëmbë pas përplasjes, por fatmirësisht nuk pasoja për jetën./Panorama Plus