Pamje mbreslënëse/ Demet Ozdemir blen shtëpi me çmim marramendës

Aktorja turke Demet Ozdemir e njohur si “Sanem” nga seriali “Një puthje në errësirë”, ka bërë një investim goxha të madh.

Së fundmi aktorja ka vendosur të blejë një vilë në fshatin Zekeriyakoy, me fitimet e saj nga serialet dhe bashkëpunimet me brandet e njohura. Sipas mediave turke aktorja ka paguar 4 milion lira turke për këtë shtëpi me pamje mbreslënëse.

Bëhet e ditur se Ozdemir ka marrë shumë oferta nga sponsorët për të arreduar shtëpinë e saj në këmbim të reklamës nga aktorja.

Demet Ozdemir është një nga aktoret më të suksesshme turke dhe fitimet e saj për një episod janë të larta kështu që ajo ja ka lejuar vetes këtë blerje të shtrenjtë dhe të domosdoshëm pasi prej kohësh jetonte me qera në Stamboll./revistawho.com